Këngëtari i njohur kosovar Albatrit Muqiqi, duket se ka gati këngën e tij më të re.
Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram nga xhirimet e videoklipit të këngës ‘Ajo ka faj’, përmes së cilës ka treguar se do ta lansojë së shpejti, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Por, fanset e tij janë kapur keq në mes vete për të fejuarën e tij, Egzona.
Njëra nga fanset e tij e ka kritikuar këtë të fundit, duke thënë se ajo gjithmonë është e ‘vizatuar’, duke nënkuptuar se ajo shfaqet me shumë grim.
Të tjerat kanë thënë se ajo duket bukur edhe pa grim.
Këngëtari nuk i ka komentuar fare këto deklarata të tyre.