Këngëtarja Tuna ka pasur një vit mjaft të suksesshëm sivjet, pas rikthimit të bujshëm që bëri me albumin e saj “Fortuna” gjatë muajit shkurt.
Ajo publikoi më pas edhe shumë këngë të tjera, të cilat u pritën mirë nga publiku.
Kur jemi te fansat, këngëtarja shkupjane ka plot të tillë që i dëgjojnë vazhdimisht këngët e saj dhe i shkruajnë në rrjetet sociale.
Një nga ta së fundmi ka publikuar në InstaStory një pjesë të këngës së saj “A don hala”, të cilën e ka dëgjuar thuajse më së shumti në “Spotify”.
Interesante ka qenë mbishkrimi i këtij postimi, pasi fansi i këngëtares, i cili është vegjetarian thotë se nuk do ta mendonte ndonjëherë që do të shprehte simpati ndaj fjalës Tuna (referuar si peshk).
“Si vegjetarian, unë kurrë nuk e imagjinoja se mund ta thosha këtë frazë një ditë: Të dua Tuna”, ka shkruar fansi i saj në InsatStory, transmeton telegrafi.
Ndërkohë, këngëtares siç duket i është dukur shumë i veçantë ky koment, të cilin edhe ajo ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e saj në Instagram.