Incident gjatë koncertit, Elvana Gjata tërhiqet me forcë nga fansi i saj (Video)

Prishtinë | 23 Shk 2020 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Elvana Gjata, mbrëmjen e kaluar ka performuar në Bruksel. Si gjithmonë, koncertet e saj janë plot, pasi zëri dhe këngët e saj pëlqehen shumë nga publiku dhe shqiptarët kudo nëpër botë.

Mirëpo, gjatë performancës së saj në skenë, asaj i ndodh diçka! Teksa jep, dorën fansave të saj, dikush nga publiku ia kap drën këngëtares dhe e tërheq fort. Elvana gati sa nuk u rrëzua midis turmës, por arriti ta menaxhonte situatën dhe të lironte dorën e saj duke vazhduar sërish performancën sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Këtë gjë e ka publikuar vetë këngëtarja në videon që ka ndarë me ndjekësit në InstaStory dhe duket që e ka kaluar me të qeshur kvtë situatë.

“Iku dora.”- shkruan Elvana duke e shoqëruar me emoji humori postimin e saj./Shekulli

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme