Anglia dhe Zvicra kanë mbyllur 90 minutat e plota, me rezultatin e barabartë, 1-1, duke lënë për të diskutuar kualifimin në gjysmëfinalen e Euro 2024 në kohët shtesë.
Të dy golat erdhën në pjesën e dytë, ku fillimisht ishte Breel Donal Embolo, i cili gjeti rrjetën e Pickford, në minutën e 75’-të të sfidës, pas një pasimi të anësorit, Dan Ndoye.
Mirëpo vetëm 5 minuta më pas Bukayo Saka dërgon topin pas shpatullave të Yann Sommer, për të dërguar sfidën në kohën shtesë.
Në vazhdime nuk pati gola, ndonëse Zvicra pati disa mundësi të mira shënimi. Në fundin e vazhdimeve, Xherdan Shaqiri i cili pati pak minuta e goditi shtyllën direkt nga rivënia këndore.
Dhe me kaq është janë mbyllur 120 minutat e lojës, ku pas goditjeve të 11-metërshave fati i ka buzëqeshur anglezëve. Zvicra largohet nga kompeticioni pa asnjë humbje.
Anglia fitoi 5:4, pasi Akanji ishte i vetmi që e humbi penalltinë.
Nga 11-metërshi përgjegjësinë e mori edhe Xherdan Shaqiri, që u tregua i saktë.
Në gjysmëfinale, Anglia do të përballet me fituesin e përballjes mes Holandës dhe Turqisë.
Ndërkohë, për Zvicrën kjo ishte hera e dytë që u mposhtën në çerekfinale, dhe në të dy rastet pas penalltive.