Fatjona nga Deçani ka nevojë për ndihmën tuaj

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 12:52 | Nga Ekonomia Online
Fatjona Kurmehaj nga Strellci i Epërm i komunës së Deçanit ka nevojë urgjente për ndihmë financiare. Asaj urgjentisht i duhet shumë prej 25.000 eurove për trajtimin e sëmundjes nga e cila ajo vuan.
Trajtimi i sëmundjes së Fatjonës duhet të bëhet në njërin nga shtetet jashtë Kosovës. Ajo duhet që t’i bëjë disa kimioterapi të cilat sipas familjarëve të saj njihen me emrin FLAG-ida.

Familja po apelon tek të gjithë ata që kanë mundësi për ta ndihmuar Fatjonën që të lajmërohen në këta numra kontaktues. 045642070 ; 049267477

E për t’i dal në ndihmë Fatjonës, nesër nga ora 8:00 e mëngjesit në qendër të qytetit të Deçanit organizohet një aktvitet për mbledhjen e mjeteve financiare!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme