Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët për ndërrimin e moteve.
Limaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se 2019 ishte vit sfidues.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,Në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, bashkëkombësve tanë kudo që jetojnë e veprojnë, ua uroj ndërrimin e moteve. Viti që po ikën ishte vit jo i lehtë dhe shumë sfidues. Uroj që Viti i Ri të sjellë në çdo familje shqiptare më shumë mirëqenie, shëndet dhe lumturi”, ka shkruar Limaj.
Limaj ka uruar në veçanti ata që punojnë natën e ndrrimit të motmoteve.
“Në mënyrë të veçantë uroj të gjithë ata që sonte do të jenë në vendet e tyre të punës! Gëzuar 2020!Qoftë vit i mbarë për Kosovën dhe shqiptarët”, ka shkruar Limaj.