Fatmir Matoshi është emëruar ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pas dorëheqjes së Albena Reshitajt.
Siç mëson Tribuna Channel kryeministri Ramush Haradinaj ia ka besuar Matoshit postin e ministrit të këtij dikasteri.
Dy ditë më parë ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj është shkarkuar nga posti i saj.
Lajmin e ka bërë publik shefi i Qeverisë Ramush Haradinaj edhe pse ai nuk e ka quajtur shkarkim por dorëheqje. Haradinaj ka thënë se e ka pranuar dorëheqjen e Reshitajt dhe se arsyet për largim të saj janë personale.