Aktori Fatmir Spahiu ka njoftuar se nuk do të bëhet ministër i Kulturës, pavarësisht se ishte propozuar në rastet kur Albin Kurti dhe Glauk Konjufca patën kërkuar votën për kryeministër gjatë bllokadës së vitit të shkuar.
Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë shkurt se nuk do të jetë ministër.
“Te nderuar miq, Pergjigje per te gjithe ju qe me keni shkruajtur keto dite, e sidomos sot.Une nuk do te jem Minister i Kultures! Ju falemnderit per interesimin! Gjitha te mirat! Ju don Bufi”, ka shkruar ai.
Kurti veçse pati lajmëruar se do të ketë ndryshime në emra.