Fatmir Xhelili s’kandidon më për deputet: Po hapi rrugë për gjeneratat e reja

Prishtinë | 09 Jan 2021 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK’së, Fatmir Xhelili ka njoftuar se nuk do të vazhdojë angazhimet e tij në Kuvendin e Kosovës si kandidat për deputet.

Xhelili ka thënë se është koha që t’iu ipet hapësirë gjeneratave të reja.

“Unë kam vendosur përfundimisht të tërhiqem prej angazhimeve të mia në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Tani është koha, besoj, për t’i dhënë hapësirë shtesë një gjenerate të re politike, të përkushtuar për t’i shërbyer Kosovës me ndjenjën më të thellë të atdhedashurisë. Shpresoj shumë, sinqerisht shumë, se kam përmbushur pritshmëritë duke qëndruar në lartësinë e besimit që më kanë dhënë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë tutje se do të vazhdojë të mbështes PDK’në.

“Ndërkohë, për shumë arsye historike e politike, unë do të vazhdoj mbështetjen politike për Partinë Demokratike të Kosovës. Përtej këtij përcaktimi partiak, uroj se Kuvendi i ardhshëm e deputetët e rinjë, do t’iu japin përparësi të padiskutueshme interesave shtetërore të Kosovës, sepse koha ecën shpejtë, pavarësisht faktit nëse ne vendnumërojmë ose bashkëhapërojmë me të. Në çdo rrethanë e përtej çdo partie, Kosova duhet të jetë jo vetëm e para, por edhe mbi të gjitha”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme