Xhelili: SHIK-u ka punuar me metoda perëndimore

Prishtinë | 09 Dhj 2017 | 21:43 | Nga

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Xhelili , tha se Kosova ka siguri të plotë dhe nuk ka ndonjë problem që mund të theksohet në këtë kohë.

“Në Kosovë janë prezent akterët ndërkombëtarë të sigurisë, janë institucionet tona dhe KFOR-i që ruajnë sigurinë. Njëri prej rreziqeve mund të jetë dialogu me Serbinë, si do të shkojë dialogu, si do të ecë. Serbia ndoshta ka interes që të prodhojë një problem dhe jo stabilitet në Kosovë ”, tha Xhelili në emisionin “n’Kuvend”, që transmetohet në RTK.

Sipas tij qytetarët e Kosovës sot mund të udhëtojnë lirshëm nëpër Kosovë, edhe në veri të vendit.

Xhelili i cili ka qenë në hierarkinë e SHIK-ut, theksoi se më shumë flitet në Kosovë për SHIK-un se sa UDBA-në.

“Metoda e punës në SHIK është ka qenë në mënyrat perëndimore. Një ditë do të vjen dita kur njerëzit do të formohen për punën e SHIK-ut. Ky institucion ka qenë në një kohë bukur komplekse, ku në atë kohë kanë qenë rreth 30 shërbime të huaja. Ka kontribuar në shumë fusha ku ka parandaluar shumë veprimtari negative. Aktivitet ynë ka qenë i ligjshëm”, tha Xhelili.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme