Vetëvendosje rinis mbledhjen e nënshkrimeve për hetimin e SHIK-ut

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 14:07 | Nga

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se grupi parlamentar i kësaj partie ka rinisur mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e Komisionit Hetues Parlamentar për të hetuar dhe zbardhur veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Kosovës.

“Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ka rinisur sot zyrtarisht nisjen e nënshkrimeve për formimin e Komisionit hetues Parlamentar me qëllim të hetimit dhe zbardhjes së veprimtarisë së “Shërbimit Informativ të Kosovës” .Në këtë drejtim, do të kërkojmë mbështetjen e grupeve tjera parlamentare”, shkruan Haxhiu në Facebook.

“Në legjislaturën e katërt i patëm mbledhur 27 nënshkrime. Në legjislaturën e pestë i kemi mbledhur 38 nënshkrime. Tash do t’i mbledhim 40, aq sa nevojiten”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme