PZAP e refuzon ankesën e Vetëvendosjes në Prizren

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për rezultatin e zgjedhjeve në Prizren.

Sipas vendimit që e ka siguruar Gazeta Blic, thuhet se ankesa e parashtruar nga ana e subjektit politik të drejtuar nga Albin Kurti, është e pabazuar.

Në vazhdim e gjeni vendimin e plotë të PZAP-së.

Vetëvendosje, kishte parashtruar ankesë për rezultatin e zgjedhjeve në Prizren, pas humbjes në balotazh.

Ndryshe, Shaqir Totaj i PDk-së ka fituar me 1 mijë vota epërsi, përballë kandidatit të Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme