Pacolli – Kurtit: Zgjidhni problemet pastaj gjejeni fajtorin

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të vendit Albin Kurti i cili një ditë më parë ia hodhi fajin qeverive të kaluara për problemin aktual me krizen energjetike në vend.

I pari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se në ekonominë moderne rekomandohet që fillimisht të zgjidhen problemet e pastaj të gjendet fajtori.

“Një nga rekomandimet e menaxhmentit të ekonomis moderne thotë; “Zgjidhni problemin fillimisht dhe më pas gjeni fajtorin” “, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook.

Dje në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, kryeministri Albin Kurti foli edhe për krizën energjetike në vend.

Kreu i ekzekutivit u shpreh se ndjehet i frustruar njësoj sikur qytetarët.

“Unë e kuptoj frustrimin e qytetarëve me mungesën e energjisë elektrike, më besoni se edhe unë jam i frustrutar, por le të jetë ky një rikujtim për gjendjen në të cilën ata që qeverisën për dy dekada na lanë shtetin sepse si njerëz të territ që ishin që punët i bënin natën e larg syrit të qytetarëve ata s’kishin se si ta lenin Kosovën ndryshe pos në terr, por ajo epokë ka përfunduar. Rrugëtimi që kemi filluar së bashku është me plot sfida por do të na dërgojë në ditë më të mira”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti ka reaguar dje edhe ish-kryenegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, duke u shprehur se qeveritë janë për të zgjidhur problemet sepse për këtë janë votuar dhe jo për t’i fajësuar pushtetet e kaluara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme