Zyrtari i PDK-së, Faton Abdullahu,ka bërë të ditur se qëndrimi i PDK për dialogun mbetet i pandryshuar.
Tutje, ai tha se presin nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet se bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë e posaçërisht SHBA dhe BE ne arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila siguron njohjen e ndërsjellë.
Postimi i plotë:
Qëndrimi i PDK për dialogun mbetet i pandryshuar. Në presim nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet se bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë e posaqerisht SHBA dhe BE ne arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila siguron njohjen e ndërsjellë, duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë.
Është e domosdoshme që Qeveria të sigurojë koordinim të vazhdueshëm me SHBA, BE dhe NATO për të parandaluar çfarëdo mundësie për dhunë dhe bllokimin e lirisë së lëvizjes.
Ne te njëjtën kohe, ftojmë Qeverinë dhe KM qe te rrisë transparencën rreth dialogut. Është mëse e rëndësishme që të shpalosen detajet e bisedimeve të djeshme në Bruksel, si dhe planet e qeverisë për të shtyrë procesin përpara.