Faton Klinaku reagon pas dorëheqjes së kryeprokurorit Smith: Ua paska ndi erën pareve!

Prishtinë | 18 Nën 2022 | 22:33 | Nga Ekonomia Online

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar pas lajmit se kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Klinaku përmes një shkrimi në Facebookun e tij, ka shpotitur kryeprokurorin i cili po ndjek Thaçin dhe të tjerët.

“Po lexoj se Kryeprokurori Jack Smith e braktis Gjykatën Speciale, e unë jam i sigurt që ‘ia paska ni erën pareve’”, ka shkruar ai.

Prokurori i posaçëm Smith ka dhënë dorëheqje si Kryeprokuror i Gjykatës Speciale në Hagë, ku ishte i ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Smith është emëruar të premten për të mbikëqyrur një nga hetimet penale më të mëdha në botë, atë të mbajtjes së dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago të ish-presidentit Donald Trump.

Të ngjashme