Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka vlerësuar fermerin Mentor Ademi nga fshati Pestovë i Vushtrrisë si një shembull të suksesit në sektorin e bujqësisë raporton Ekonomia Online.
Ademi, i cili operon me 27 hektarë patate dhe 15 hektarë grurë, ka investuar në disa pajisje moderne përmes një granti prej 50,000€, duke përfshirë ventilimin e depos, makineri për mbjellje dhe bluarje, si dhe sisteme për ujitje.
Peci theksoi se përmes mbështetjes së granteve dhe zhvillimit të depove bujqësore, fermerët do të mund të ruajnë prodhimet më mirë dhe t’i plasojnë ato në treg në kohën më të përshtatshme, duke krijuar një treg më të organizuar dhe qëndrueshëm për produktet vendore.
E plotë:
Mentor Ademi nga fshati Pestovë, komuna e Vushtrrisë është një shembull i suksesit në bujqësi, me 27 hektarë patate dhe 15 hektarë grurë.
Me mbështetjen e grantin në vlerë prej 50,000€, ai ka investuar në:Ventilimin e depos për ruajtjen më të mirë të prodhimeve
Rimorkio
Makineri për mbjelljen e patates
Makineri për bluarjen e barit
Tifon për ujitjen e patates
Frez
Stërpikëse
Përveç mbështetjes me grante, zhvillimi i depove bujqësore që adreson nevojën për ruajtjen e produkteve dhe valorizimin e tyre përmes plasimit të tyre në kohë të përshtatshme do të mbështetet edhe përmes Koncept-Dokumentit për Kooperativa Bujqësore (vullnetare) më pas dhe Ligjit si dhe Ligjit për Tregun e Përbashkët dhe kjo do t’u mundësojë fermerëve:
Ruajtje më të mirë dhe më afatgjatë të prodhimeve
Treg më të organizuar dhe më të qëndrueshëm për produktet vendore.
Për fermerin e Kosovës!