Faton Peci nënshkruan Programin për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2021

Prishtinë | 30 Kor 2021 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci këtë të premte ka nënshkraur Programin për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2021.

“Sapo nënshkrova Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve për vitin 2021 i cili do të jetë një përkrahje për të gjithë fermerët të cilët përmes këtij programi do ta kenë mundësinë e ushtrimit dhe zgjërimit të aktiviteteve të tyre bujqësore dhe blegtorale, në dobi të komunitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, u shpreh Peci.

Vlenë të theksohet se kanë mbetur tashmë vetëm procedurat ligjore dhe administrative, deri tek hapja e aplikimit.

Të ngjashme