Faton Peci premton qeverisje me transparencë dhe integritet

Prishtinë | 10 Nën 2025 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, është shpallur fitues i zgjedhjeve lokale në Mitrovicë, duke dalë i pari në balotazhin e mbajtur dje.

Pas publikimit të rezultateve, Peci u drejtua qytetarëve me një mesazh falënderimi dhe zotimi për punë e përkushtim në mandatin e tij si kryetar.

Ai u shpreh mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve, strukturave të VV-së dhe Partisë Guxo, si dhe për përkrahjen e Kryeministrit Albin Kurti.

Peci premtoi qeverisje transparente, luftë kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe investime konkrete në infrastrukturë, arsim dhe shërbime publike.

“Do të jem Kryetar i të gjithëve, pa dallim partie apo bindjeje. Interesi publik do të jetë gjithmonë mbi çdo interes tjetër,” deklaroi Peci, duke shtuar se Mitrovica do të trajtohet me dinjitetin që e meriton si qytet i sakrificës dhe punës.

Të ngjashme