Fatos Beqiraj lëre që do të luajë kundër vendlindjes të premten, por ai do të jetë edhe kapiten i Malit të Zi kundër Kosovës. Ndeshja në mes dy shteteve fqinj do të zhvillohet në Podgoricë të premten dhe i përket kualifikimeve për “Euro 2020”.
Të dyja skuadrat p[o përballen me mungesa të shumta dhe të rëndësishme. Malit të Zi i mungon edhe kapiteni Stefan Saviç. Dhe në mungesë të tij shiriti i kapitenit do t’i besohet Beqirajt.
Ish futbollisti i Besës së Pejës të premten ndaj Kosovës do ta shënojë paraqitjen e 62-të për Malin e Zi. 31-vjeçari do të bëhet futbollisti me më së shumti paraqitje në radhët e malazezëve.