Fauci: Akoma është herët të shpallim fitoren ndaj Covid-19, kemi ende punë

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Epidemiologu amerikan Anthony Fauci ka paralajmëruar se është akoma herët që SHBA-të të shpallin fitoren ndaj COVID-19, pavarësisht faktit që numri i rasteve të reja ka rënë në nivelin më të ulët nga qershori i vitit të kaluar.

“Nuk duam që para kohe ta shpallim fitoren, sepse akoma kemi punë. Por, nëse çdo herë e më shumë vaksinohen qytetarët, ata do të jenë më të sigurt”, ka thënë Fauci gjatë një interviste dhënë për të përditshmen angleze The Guardian, transmeton Telegrafi.

Në SHBA kur 50 për qind e popullatës të vaksinohen, do të mund të bëjnë piniknik dhe të frekuentojnë plazhet pa pasur nevojë të bartin maska.

Sipas të dhënave të universitetit John Hopkins, që nga 1 maji – numri i rasteve ditore me COVID-19 ka për rënë për 53 për qind, por përqindja e të infektuarve është akoma e lartë.

“Derisa nuk ekziston një përqindje shumë e ulët në nivel global, ekziston gjithmonë rreziku për shpërthimin e një varianti të ri, që mund të zvogëlojë efikasitetin e vaksinave tona”, ka thënë Fauci, drejtor pranë Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme