Eksperti kryesor për sëmundje infektive në SHBA, Anthony Fauci, tha se një vaksinë për COVID-19 mund të jetë e gatshme deri në fund të vitit.
“Vaskina mund të jetë e gatshme deri në fund të këtij viti, ose në muajt e parë të vitit 2021”, tha Fauci.
“Gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur”, u shpreh ai në një intervistë të mërkurën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai parashikoi që më shumë se një vaksinë do të lansohet kundër COVID-19, por nuk është qartë se për sa kohë do jetë efektive.
“Do t’i marrim gjërat më shtruar. Gjëja e parë që duhet të bëjmë së pari është të përcaktojmë nëse do të jetë e sigurt dhe për sa kohë mund të na mbrojë”, shtoi eksperti.