Bayern Munich u eliminua nga Liga e Kampionëve, duke lënë kështu të kuptohet se ata nuk do të mund të mbrojnë titullin.
Bavarezët u mposhtë me rezultat të përgjithshëm 3-3 nga Paris Siant-Germain, me këta të fundit që kaluan në gjysmëfinale fal golave si mysafir.
Por, kur po kalonte minuta e 80-të, ishte një moment kontrovers mes Keylor Navas dhe Thomas Muller.
Portieri kostarikan bëri me shenjë se ishte fauluar nga sulmuesi gjerman, mirëpo kishte ndodhur një skenë tjetër.
Nga presioni i lartë në ndeshje, Navas nuk e kishte kuptuar se ishte bashkëlojtari i tij që i zuri rrugën dhe jo Muller, por gjyqtari çuditërisht akordoi ndërhyrje të palejuar.