FAZ shkruan për emërimin e Beqë Cufajt ambasador në Gjermani

Prishtinë | 08 Kor 2018 | 11:24 | Nga

Gazeta më e njohur e Gjermanisë Frankfurter Allgemeine Zeitung në edicionin e saj të së dieles (FAS) ka njoftuar për emërimin e Beqë Cufajt, Ambasador të Republikës së Kosovës në Gjermani.

“Shkrimtari Beqë Cufasj do të jetë Ambasadori I Republikës së Kosovës në Berlin. Cufaj, i cili në të kaluarën me familjen ka jetuar në Stuttgart („Last Exit Degerloch“ titullohet një pjesë teatrore e shkruar nga ai) u bë i njohur nga viti 1999 me esetë e tij mbresëlënëse të cilat i shkruajti gjatë e pas luftës së Kosovës për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “Sueddeutsche Zeitung” dhe “Neue Zuercher Zeitung”. Më vonë ai ka raportuar edhe nga Tribunali i Hagës për Krimet e Luftës për procesin ndaj Slobodan Milosheviqit”, shkruan kjo gazetë.

FAZ e së dielës njofton që Beqë Cufaj është propozuar për ambasador nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Në vazhdim, FAZ jep një historik të shkurtër se kush është Haradinaj.

“Haradinaj ishte gjatë luftës së Kosovës një nga Komandantët forcave guerlile të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe po kështu u desht të paraqitej para Tribunalit të Hagës mirëpo u lirua nga të gjitha aktakuzat.

“Edhe ashtu e kam parë veten si Ambasador, nga pozita e shkrimtarit”, thotë 47-vjeçari i cili në Gjermani ka botuar dy romane “Shkëlqimi i Huaj” dhe “projekt@party”.

“Së fundmi ai ka punuar në një roman në të cilin, siç tregon Cufaj, flitet për çështjen e refugjatëve. Mirëpo ky libër duhet të presë tashti”, shkruan Franfkurter Allgemeine Zeitung.

Beqë Cufaj, më 19 korrik, zyrtarisht do t’i dorëzojë letrat kredenciale te presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme