Në Berlin flamuri i Kosovës në gjysmështizë

Prishtinë | 10 Qer 2018 | 10:11 | Nga

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka ulur flamurin e Kosovës në gjysmështizë.

Pos në kryeqytetin e Gjermanisë, edhe në misionet Diplomatike të këtij shteti në Munih, Stuttgart dhe Frankfurt flamuri i Kosovës është ulur në gjysmështizë në kujtim të Fadil Vokrrit.

Sot i jepet lamtumira Fadil Vokrrit

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj, në profilin e tij në Twitter mes tjerash ka shkruar për Fadil Vokrrin se ishte “një njeri i madh i sportit, një njeri i madh i Kosovës, la tokën për të shkuar në Amshim dhe Përjetësi. Pusho i qetë #FadilVokrri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme