Kosova-Gjeorgjia, Dardanët kërkojnë pjesëmarrje të plotë në “Fadil Vokrri”

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova pret Gjeorgjinë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.

Kryetari i Dardanëve, Luli Berisha, përmes një postimi, ka kërkuar që për ndeshjen me Gjeorgjinë të lejohet pjesëmarrja me kapacitet të plotë.

“Ministria e shendestsise, e kultures rinise dhe sportit,te marten eshte ndeshja e fundit e djemve tane ne stadionin Fadil Vokrri per kete vit kunder gjeorgjise. hapeni stadionin me 100% per ni fitore edhe ni atmosfer qe se kena perjetu moti. ska raste, kena vaksina, e kemi dëshmu qe i permbahemi rregullave”, ka shkruar ai.

Sot, Kosova zhvillon takimin me Suedinë. Ndeshja do të luhet në Solna nga ora 18:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme