FBI-ja ka paralajmëruar se po planifikohen protesta të armatosura në Uashington dhe në pesëdhjetë kryeqytete të shteteve federale amerikane në prag të ceremonisë së inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden më 20 janar, ka raportuar ABC News të hënën.
Një grup i identifikuar i armatosur ka bërë të ditur se planifikon të udhëtojë drejt Uashingtonit më 16 janar dhe është zotuar se do të bëjë kryengritje nëse bëhen përpjekje për ta larguar Trumpin nga Shtëpia e Bardhë, ka thënë një gazetar i ABC News në Twitter, duke cituar një buletin nga agjencia më e lartë e zbatimit të rendit dhe ligjit në vend.
Nuk ka qenë e mundshme që të kontaktohet përfaqësues të Zyrës Federale të Hetimeve për të konfirmuar raportin.