FBI ka zgjeruar hetimet me dëshmitaren e dytë ndaj Kavanaughut

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Agjentët e Byrosë Federale të Intelegjencës, FBI, që po hetojnë të nominuarin e Gjykatës Supreme në SHBA, Brett Kavanaugh, kanë kontaktuar me dëshmitaren e dytë që ka ngritur akuza ndaj tij për ngacmim seksual.

Në njoftimin nga avokati i Deborah Ramirez, theksohet se hetimi i FBI do të shkojë përtej akuzave të veçanta ndaj Kavanaugh nga gjyqtarja e Apelit Dr. Christine Blasey Ford, e cila në një dëgjim të Senatit deklaroi se Kavanaugh ka tentuar ta dhunojë në vitin 1982.

Kavanaugh ka kundërshtuar akuzat e gjyqtares Ford dhe dëshmitares së dytë Ramirez.

“Mund të konfirmojmë se zonja Ramirez ka pranuar të bashkëpunojë në hetim”, raportuan autoritetet.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili kishte shprehur mbështetje ndaj të nominuarit për Gjykatën Supreme, nga presioni në Senat ka urdhëruar të zhvillohen hetime nga FBI.

Gjykatësit e Supremes emërohen me mandat të përjetshëm, çfarë do të thotë shumë më gjatë se maksimumi i dy mandateve katërvjeçare që kanë presidentët amerikanë.

Kandidati aktual, 53-vjeçari Kavanaugh, mund të zhvendosë balancën në anën e konservatorëve dhe në këtë mënyrë të krijojë ligjet më të rëndësishme shtetërore për dekadat që vijnë.

Gjyqtarja Ford gjatë dëshmisë para Senatit për sulm seksual nga Kavanaugh
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme