Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e ka fituar të drejtën e organizimit të kampionatit evropian të vitit 2020, Divizioni B, në konkurrencën e femrave.
Turneu do të organizohet në Prishtinë nga 3 deri më 11 gusht të vitit të ardhshëm. Vendimi për t’ia dhënë të drejtën e organizimit është marrë të hënën në mbledhjen e jashtëzakonshme të FIBA Evropës të mbajtur në Munih, përcjell Koha Ditore.
Në Evropianin e Divizionit B do të marrin pjesë Islanda, Kroacia, Izraeli, Ukraina, Irlanda, Britania e Madhe, Danimarka, Turqia, Rumania, Finlanda, Greqia dhe Bullgaria.
Për ta organizuar sa më mirë, FBK-ja ka ftuar për ndihmë Qeverinë dhe Komunën e Prishtinës. FBK-ja gjatë verës ishte organizatore e evropianit U18, Divizioni C të meshkujve, ku Kosova doli kampione dhe në vitin 2019 do të garojë në Divizionin B.