FBK-ja reagon pas futjes së tifozëve në palestër

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka reaguar menjëherë pas incidentit që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit.

Ylli e fitoi këtë ndeshje derisa më të përfunduar ndeshja, tifozët e Yllit u futën në palestrën “13 Qershori” për të festuar kalimin e ekipit të tyre në finale të kësaj gare.

Në reagimin e FBK-së thuhet se përkundër të gjitha masave të marra që ndeshjet të luhen pa tifozë, tifozët e futur në palestër e kanë thyer derën për t’u futur brenda në tribuna, gjë që do t’u kushtojë përgjegjësve me ndëshkim konform rregullave

“FBK në bashkëpunim me klubin organizator të Final 8 Kupës së Kosovës, KB Golden Eagle Ylli kanë ndërmarrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë sipas planit, por pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale, disa tifozë kanë thyer derën dhe kanë hyrë brenda në tribuna. Në lidhje me këtë ngjarje janë njoftuar edhe autoritetet përkatëse dhe tashmë do të merren të gjitha masat që në finale të mos përsëritet assesi një situatë e tillë”, thuhet në reagimin e FBK-së. “FBK dhe KB Golden Eagle Ylli janë duke bërë çmos që të respektojnë masat anti-Covid-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës dhe beson që në finalet, të cilat do të zhvillohen të dielën të nuk do të ndodhë një gjë e tillë. FBK e ka primare shëndetin e sportistëve të saj dhe popullatës në përgjithësi, dhe incidente të tilla si kjo që ndodhi në palestrën ‘13 Qershori’ nuk i kontribuojnë aspak situatës aktuale me pandeminë Covid-19. Përgjegjësit e këtij incidenti do të ndëshkohen konform Propozicioneve të Garave”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme