FC Ballkani, Daja dhe Kabashi marrin masa disiplinore

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

FC Ballkani, trajneri Ilir Daja dhe video-analisti i këtij klubi, Ardi Kabashi, kanë përfunduar në disiplinore.

Kështu njoftoi sot Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), që publikoi vendimet e Komisionit të Garave.

Ndaj klubit të Ballkanit është hapur procedurë disiplinore me motivin “lëshim në organizimin e ndeshjes”.

Ndërsa, Daja është duke u akuzuar për ofendim dhe ironizim ndaj gjyqtarëve.

Të ngjashme