FC Ballkani ka njoftuar se dezinfektimi i hapësirave të klubit do të bëhet çdo fundjavë, por nëse është e nevojshme do bëhet edhe më shpesh, transmeton Gazeta Metro.
Klubi nga Suhareka ka njoftuar se do të vazhdojnë me mbajtjen e pastërtisë dhe higjienës në ambientet e klubit.
FC Ballkani ka njoftuar se dezinfektimi i hapësirave të klubit do të bëhet çdo fundjavë, por nëse është e nevojshme do bëhet edhe më shpesh
“Mbajtja e pastertisë ka qenë një prej shumë shprehive të mira ne FC Ballkani, për më teper tani kur bota është përfshi nga pandemia Covid 19, ku dezinfketimi i hapësirave të klubit është shëndru ne rutinë. FC Ballkani do të bëjë dezinfektim e hapësirave të klubit çdo fundjavë, sipas nevojës edhe me shpeshë. Këtë dëtyrë i’a kemi besuar profesionistëve z. Berat Gashi dhe kompanisë së tij Eko Pastrimi, të cilët për asnjë çastë nuk pritojnë t’i përgjigjen kërkesave tona” – thuhet në njoftimin e klubit.
Kujtojmë që vazhdimi i garave për sezonin 2019/20 në futbollin e Kosovës do të shënohet me dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës. Më 2 qershor takohen Prishtina dhe Drenica, kurse më 3 qershor Ballkani dhe Feronikeli. Ndërkaq, Superliga e Kosovës do rifillojë nga 7 qershori.