Klubi i Futbollit Ballkani ka grumbulluar një shumë prej 2,526 eurosh për ta ndihmuar Jetlir Krasniqin, i cili ka nevojë për transplant të veshkës.
Ky klub fillimisht u ka bërë ftesë të gjithë tifozëve dhe vullnetmirëve që të shkojnë në stadium për ta përkrahur atë në ndeshjen me skuadrën nga Ferizaj, duke theksuar se të gjitha të hollat e grumbulluara do t’i dhurohen Jetlirit, njofton Klan Kosova.
Pas ndeshjes e cila përfundoi me rezultat 3:0 në favor të suharekasve, klubi i ka falënderuar të gjithë përkrahësit për këtë iniciativë humanitare.
“Faleminderit përzemërsisht që ishit kaq shumë prezent në stadium për të përkrahur klubin tonë. Edhe më shumë faleminderit për përkrahjen në donacionin për qytetarin tonë Jetlirin. Shuma e mbledhur është 2526 euro”.