Pritjes së gjatë po i vjen fundi.
U rikthye Bundesliga, janë rrugës për t’u rikthyer La Liga, Premierliga dhe Serie A, por gjithashtu edhe kampionati ynë, IPKO Superliga.
Ministria e Shëndetësisë u ka dhënë leje klubeve që nga kjo e hëne, ashtu si në Spanjë, të nisin stërvitjet në grupe.
Prishtina tashmë e ka bërë një gjë të tillë.
Me maska dhe dorëza, futbollistët e Prishtinës kanë nisur përgatitjet për sezonin 2019/20, të lënë në gjysmë për shkak të COVID-19.
Postimi i Prishtinës në Facebook:
Skuadra i rifillon zyrtarisht seancat stërvitore
FC Prishtina falënderon Ministrin Vitia dhe FFK-në
Prishtinë, 18 maj 2020 – Skuadra jo e kompletuar e FC Prishtina sot për herë të parë ka dal në seancat stërvitore në kompleksin stërvitor të Bërnicës.
Skuadra dhe i tërë klubi, sot më në fund morën lajmin e shumëpritur të nisjes së seancave stërvitore dhe sipas rekomandimeve në fillim të muajit qershor edhe kampionati. Për çka, FC Prishtina falënderon jashtëzakonisht shumë Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, i cili pa nda ka garantuar mbarëvajtjen e kampionatit. FC Prishtina po ashtu falënderon të gjithë akterët e përfshirë në rinisjen e kampionatit.