Federata e futbollit e Spanjës ka prezantuar gjatë ditës së sotme logon e re.
Presidenti i kësaj federate, Luis Rubiales, u deklarua i lumtur për ndërrimin e logos.
“Ky ndryshim është pjesë e planit strategjik. Shpresojmë që kjo markë të na shoqërojë në suksese shumë të rëndësishme”, ka thënë Rubiales.
Kujtojmë se për sot është planifikuar që të prezantohet edhe logoja e re e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kosova do të përballet nesër me Lituaninë në miqësore, kurse më pas takohet me Suedinë dhe Spanjën në eliminatoret për Kampionatin Botëror.