Federata e Golfit e Kosovës është e kualifikuar të marrë pjesë në gara Evropiane dhe pjesëmarrja e parë e saj pritet të ndodh në korrik 2024 në “European Team Shield Championship”, qëmbahet në Litenshtajn, raporton Ekonomia Online.
Lavdim Zylfiu, sekretar i përgjithshëm i Federatës Golfit, tha se si Federatë kanë arritur të bëhet anëtarja e 50-të e “European Golf Association” (EGA) në Asamblenë Gjenerale të EGA-s e cila është mbajtur me 18 nëntor në Londër.
Ai ka sqaruar se vetëm Bosnja dhe Spanja votuan kundër pranimit të Kosovës. Zylfiu, pohoi se kjo ka qenë një rrugë shumë e mundimshëm, por falë punës profesionale kanë arritur këtë sukses.
“Ka qenë një rrugë e mundimesh me ardh deri në Londër. Ata janë befasuar kur e kanë parë rezultatin e golfit të Kosovës. Gjithashtu jemi mirëpritur nga ata që nuk e kanë njohur Kosovën. Shpresojmë që vitin e ardhshëm të kemi një mundësi konlaudimi të përbashkët”.
“Shpresojmë në ditët vijuese të kemi një përkrahje të madhe jo vetë nga Ministria e Kulturës dhe Sportit po edhe nga Ministritë e tjera”, tha ai, raporton EO.
Ai më tej tha se Federatën e Kosovës në vazhdim e presin sfidat e anëtarësimit në “International Gold Federation” (IGF) dhe R&A. Procesi i mbylljes së anëtarësimit në këto dy organizata pritet të kompletohet gjatë vitit 2024.