Federata gjermane arrin marrëveshje me Nagelsmann

Prishtinë | 19 Sht 2023 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB) raportohet se ka arritur marrëveshje në parim me Julian Nagelsmann.

Trajneri gjerman pritet që të zëvendësojë të shkarkuarin, Hansi Flick, në pozitën e përzgjedhësit të kombëtares gjermane.

“Bild” ka raportuar sot se Nagelsmann do të jetë në krye të ekipit për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin tjetër në Gjermani. Sipas mediumit gjerman, tashmë ka një marrëveshje në parim të arritur mes palëve.

Detajet përfundimtare të marrëveshjes ende duhet të diskutohen. Paga e 36-vjçarit pritet të jetë rreth 400 mijë euro në muaj.

Nagelsmann thuhet se ka ndërprerë kontratën me ish-klubin e tij, Bayern Munich, që do të thotë se DFB nuk do të paguajë asnjë tarifë tjetër për marrëveshjen me të.

Për shkak të shkarkimit të tij të hershëm, Nageslmann do të merrte 20 milionë euro deri në vitin 2026 nga “Bavarezët”.

Në vazhdim pritet të zbulohen edhe detaje tjera, teksa një marrëveshje mes Federatës gjermane dhe ish-trajnerit të Leipzigut duket gjithnjë e më afër.

Të ngjashme