Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, i ka shpëtuar pezullimit për derbin della Madonnina kundër Interit këtë fundjavë.
Gattuso e rrezikoi pezullimin pasi u përjashtua drejt tribunave në fitoren e Milanit 2:1 kundër Chievos të shtunën.
Megjithatë, Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) vendosi të martën ta dënojë trajnerin italian vetëm me gjobë në vlerë 15 mijë euro për këtë rast.
Kjo nënkupton se Gattuso do të jetë në stolin e Milanit për ta drejtuar skuadrën kundër rivalit të qytetit, në derbin e të dielës mbrëma në Serie A.