Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) do t’i ndjekë udhëzimet e UEFA-s dhe FIFA-s, pasi Juventusi, Interi dhe Milani iu bashkuan Superligës Evropiane duke e braktisur Ligën e Kampionëve.
FIGC nuk do t’i ndëshkojë Juventusin, Interin dhe Milanin në këtë sezon, por dënimet e ashpra mund t’i presin ato sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.
Interi është në vendin e parë në tabelën e Serie A, Milani i dyti ndërsa Juventusi i katërti.
Tri klubet më të mëdha italiane iu bashkuan 12 ekipeve të tjera në krijimin e kësaj lige të mbyllur.
Sipas mediave italiane, FIGC do të mblidhet sot për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.
Por ndëshkimet e mundshme për themeluesit e Superligës Evropiane do të vendosen vetëm pasi UEFA ta ketë marrë vendimin, pastaj ligat vendore do të vendosin.