Roger Federer ka mposhtur rivalin e tij të përhershëm, Rafeael Nadal, në finalen e Miami Open për të vazhduar kështu një vit përplot suksese.
Kjo fitore e bën Federerin tenistin më të vjetër që e ka fituar ndonjëherë Miami Open.
“Ëndrra vazhdon”, ka thënë Federer pas fitores.
“Këto javët e fundit kanë qenë të mahnitshme. Cfarë fillim viti ishte ky, falënderoj ekipin tim dhe të gjithë mbështetësit e mi”.
Federer e mposhti Nadalin 6-3, 6-4 ne sete.