Federer fiton meçin e parë pas katër vjetëve në “Roland Garros”

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Roger Federer ka bërë një rikthim triumfal në Grand Slamin “Roland Garros”, duke fituar bindshëm në raundin e parë të dielën ndaj Lorenzo Sonegos.

Federer po luante për herë të parë në Roland Garros pas katër vjetëve, ndërsa triumfoi 3:0 në sete (6:2, 6:4 dhe 6:4).

Kur hyri në arenën “Philippe Chatrier”, Federer, fituesi i 20-të Grand Slameve, u prit me ovacione, ndërsa me ovacione edhe u përcoll pasi fitoi meçin.

Zvicerani 37-vjeçar në rrethin e dytë do të takohet me gjermanin Oscar Otten, tenistin e renditur në pozitën e 145-të në botë.

“Unë e dija se mund të luaj shumë mirë në fushë me argjilë dhe jam shumë i lumtur që kam fituar me 3:0 në sete sot. Më ka munguar tifozëria franceze, kështu që i falënderoj për pritje të ngrohtë sot”, ka thënë Federer.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme