Vështirë se Roger Federer do të vendosë në kalendarin e tij turne të “vegjël” apo të rinj, ndërkohë që daljet e tij në fushë janë gjithnjë e më të pakta me kalimin e viteve.
Ai ka një kontratë pjesëmarrje me turneun e Bazelit, vendlindjes së tij, deri në vitin 2019. Por ka edhe një turne tjetër të cilin zvicerani e ka shumë për zemër, atë të Halle, që luhet në fushat me bar.
“Synoj të fitoj aty titullin e dhjetë, pasi do të ishte diçka unike në karrierën time. Me këtë turne kam një kontratë të përjetshme. As me turneun e shtëpisë nuk e kam këtë privilegj. Për mua është një kënaqësi të luaj në turneun e Halle”, tha Federer. Tenisti zviceran ka marrë dy javë më parë kreun e renditjes botërore, duke u rikthyer “numri 1” pas më shumë se 5 vitesh.