Fehmi Kuptina u sulmua me shishe qelqi, Retkoceri: Sulm tinëzar

Prishtinë | 24 Sht 2025 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Me shishe qelqi në kokë dyshohet se u sulmua kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, nga asamblisti i LDK-së Sami Salihu. Kështu ka treguar asamblisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Leutrim Retkoceri i cili e ka quajtur sulm tinëzar.

“Sulmi tinëzar me shishe qelqi në kokë që iu bë kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, nga asamblistë të LDK-së, të shtyrë nga gjuha dhe sjellja arrogante e Përparim Ramës, është turpi më i madh i ndodhë ndonjëherë në Komunën e Prishtinës. Kryesuesi është figura që garanton funksionimin dhe mbarëvajtjen e punës së Kuvendit, ndaj fakti që ai u bë shënjestër dhune brenda këtij institucioni e bën edhe më skandaloze ngjarjen. Kuvendi Komunal është institucioni më i lartë përfaqësues i qytetarëve, ku duhet të mbrohen interesat e tyre dhe të zhvillohet debati demokratik e kurrë dhuna. Përgjegjësia bie mbi kryetarin Përparim Rama dhe partinë e tij, të cilët e kanë degraduar këtë institucion në dhunë e kaos”, ka shkruar Retkoceri.

Të ngjashme