Jennifer Lawrence ka habitur të gjithë fansat kur ka njoftuar për fejesën e befasishme me të dashurin e saj Cooke Maroney me të cilin është në lidhje që tetë muaj.
Por tek tani është publikuar një fotografi që besohet se është edhe momenti i parë kur Lawrence e kishte shfaqur unazën e saj të fejesës.
Në fotografinë që është bërë disa javë para se ajo ta konfirmonte se ka planifikuar të martohet në New York me drejtuesin e galerisë së arteve, 34 vjeçarin Cooke Maroney, aktorja ishte parë shumë e buzëqeshur ku kishte të vendosur edhe një unazë me gur gjigant.
Ky moment ishte shkrepur gjatë muajit janar kur çifti po darkonin në një restaurant.
Në fotografi të tjera që janë shkrepur të dielën, aktorja është parë sërish me unazën e saj të fejesës, derisa po largohej nga një darkë në New York.
Në këtë darkë Lawrence është parë me unazën me gur gjigant derisa çifti po darkonte me miqtë.
Pasi dolën thashethemet se çifti janë fejuar, zëdhënësit e aktores e kanë konfirmuar fejesën e saj me të dashurin Maroney.
Çifti kanë nisur lidhjen e tyre në muajin qershor pasi Maroney u njoftua me Lawrence nga shoqja e tij e ngushtë, Laura Simpson.
Aktorja edhe më herët kishte lidhje dashurie me fytyra publike.
Ajo ishte në lidhje me regjisorin e Mother!, Darren Aronofsky, nga muaji shtator i vitit 2016 deri në muajin tetor të vitit 2017.
Para Aronofsky, Lawrence ishte në një romancë sekrete me Chris Martin nga muaji shtator i vitit 2014 deri në muajin gusht të vitit 2015.