Një fëmijë është goditur me veturë gjatë ditës së djeshme në fshatin Duhël të Komunës së Suharekës.
Policia me anë të raportit ditor, ka njoftuar se dje rreth orës 12:50 një person derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur një fëmijë.
Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore ka pësuar fëmija, i cili ka marrë tretman mjekësor në qendrën emergjente në Suharekë, e më pas është liruar në shtëpi.
Policia nuk ka raportuar për të arrestuar.