Fëmijët, prindërit e të cilëve pinë duhan, rrezikohen më shumë nga sëmundjet kronike të mushkërive, paralajmërojnë shkencëtarët.
Ekspozimi ndaj tymit të duhanit për dhjetë ose më shumë orë në javë rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundja e zemrës ishemike me 27 për qind, transmeton ksp.
Rreziku i goditjes është 23 për qind më i lartë dhe 42 për qind i sëmundjeve pulmonare obstruktive kronike, krahasuar me njerëzit që jetojnë me jo-duhanpirësit.
Pasoja e konsumimit pasiv të cigareve në fëmijëri është vdekja e 7,000 deri në 100,000 jo-duhanpirës të rritur në vit.
Ekspertët thonë se ndërprerja e pirjes së duhanit është mënyra më e mirë për të mbrojtur një fëmijë nga efektet e këqija të duhanit.
Studimi shkencor u krye në 70,900 jo-duhanpirës të rritur, dhe rezultatet u publikuan në “Journal of American Medicine Preventive”.