Në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane, Muzeu i Kosovës ka organizuar aktivitetin me moton “Art dhe argëtim”, me fëmijë të kopshteve dhe të shkollave fillore të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
Besnike Rraci – Gjikolli nga Muzeu i Kosovës tha se në kuadër të shënimit të Ditës së Trashëgimisë Kulturore kanë organizuar aktivitete të ndryshme për fëmijët e kopshteve në mënyrë që ata përmes lojës të mësojnë për të kaluarën.
“Sot po festojmë ditët e trashëgimisë kulturore, këtë vit është “Art dhe Argëtim”, ne kemi zgjedhur disa pika që kanë interaksion dhe lojë për fëmijë të cilët gjatë lojës mësojnë për trashëgiminë kulturore, kryesisht kanë aktivitetin punë dore të cilët fëmijët përzgjedhin ngjyrat e tyre edhe i vendosin për nënat dhe fëmijët. Pastaj kemi aktivitetin e “Hyjneshës në Front” dhe aktivitetin e trashëgimisë kulturore”, tha ajo, raporton EO.
Rea Kirbride, vizituese nga një kopsht, u shpreh e ngazëllyer që po e viziton Muzeun.
“Kemi ardh sepse kemi dëshirë ta shohim ekspozitën e Muzeut, kemi mësuar për gjërat edhe ku kanë gatuar ushqim edhe unë dua të bëjë të gjitha gjërat që janë në Muze sepse po më pëlqen këtu”, tha ajo.
Ditët e Trashëgimisë Evropiane filluan në vitin 1991 kur Këshilli i Evropës zyrtarisht filloi Ditët e Trashëgimisë Evropiane me mbështetjen e Komisionit Evropian.
Aktivitetet në Muzeun e Kosovës për shënimin e kësaj dite janë.
Muzeu i Kosovës në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane me moton Art dhe Argëtim do të filloj me:
• Leximin e përrallës ‘’Udhëtim në kohë’’-
• Ngjyrosjen e fotos të objektit të Muzeut Kombëtar të Kosovës me moton ta ngjyrosim
Trashëgiminë Kulturore në letra A4
• Aktiviteti Punë Dore (fëmijët krijojnë punime të ndryshme të inspiruar nga motivet e
trashëgimisë kulturore)
• Aktiviteti Pikturë –
• Aktiviteti Art me Pika Pika-Arti Aborigjin.