Fëmijët e vënë në siklet Haradinaj – e pyesin se çfarë do nga Babadimri

Prishtinë | 30 Dhj 2018 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Haradinaj ka postuar një video, ku së bashku me bashkëshorten e vet, Aniten ka përgatitur dhurata të cilat më pas i kanë shpërndarë një njërën nga çerdhet në kryeqytet.

Në njërën nga pyetjet e bëra nga fëmijët që i bënë kryeministrit ishte edhe se çfarë dhurate do nga Babadimri.

Haradinaj ka deklaruar se ka dëshirë që babadimri t’ia sjellë një karrige, por ajo është në OKB.

“Sfidat vetëm na forcojnë. E kemi gjetur vendin pa energji, pa prodhim, me rrezik të rritet çmimi dhe mos me pas energji. Sot konsumojmë energji të Kosovës”.

“Ka edhe diçka, sot në tavolinat tona kemi shumë më shumë prodhime vendore. Nuk do të ndalemi dhe nuk do të dorëzohemi para sfidave. 2019 do të jetë vit i ekonomisë dhe vendeve të punës”, ka thënë Haradinaj në videon e postuar në Facebook.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme