-Mos e ndaloni fëmijën që të kalojë kohën në telefonin celular, përderisa ju vetë i ngulni sytë në të gjatë gjithë ditës.
-Mos insistoni që fëmija të shkojë në tre sesione trajnimi, kurse ju të uleni në dhomë para televizorit.
-Mos e ekspozoni para fëmijës ushqimin e shëndetshëm, ndërsa vet të përmbyteni në pica dhe çokollata, e gjithsesi edhe me cigare pas racionit.
-Mos e kujtoni fëmijën të lexojë libra, kur libri juaj i fundit i lexuar ka qenë libri ‘Princi i vogël’, në shkollën fillore.
-Mos prisni që fëmija juaj të jetë i qetë, i qëndrueshëm dhe i edukuar mirë, ndërsa juve të ju lejohet të bërtisni, të goditni dhe të fyeni.
-Mos i blini fëmijës një qen racor, kurse ju t’i godisni dhe gjuani qentë endacakë.
-Mos kërkoni që fëmija ta dojë dhe respektojë shkollën, ndërsa ju për mësuesen flisni se ajo është e marrë, arrogante apo injorante.
-Mos jini shumë të zënë për fëmijën tuaj, kurse pastaj të relaksuar shkoni në futboll, manikyr ose në kafene.
-Mos dëshironi që fëmija të jetë përgjegjës, kurse ju të harroni ta merrni nga shkolla, t’ia paguani ekskursionin, ose të shkoni në lojën (ndeshjen) e tij.
-Mos jini mizor ndaj prindërve tuaj të vjetër, kurse pastaj të kërkoni nga fëmijët që t’ju respektojnë juve.
-Dhe kurrë, kurrë mos harroni se fëmijët i shikojnë prindërit e tyre. Çdo gjë që nuk ju pëlqen juve tek fëmijët tuaj, ata pikërisht e kanë parë nga ju! Ekspertët pohojnë se fëmija deri në moshën 7 vjeçare, tashmë i ka përvetësuar vlerat dhe mënyrën e sjelljes nga mjedisi i tij.
-Prandaj është shumë e rëndësishme që të sillemi në mënyrën se si duam që fëmijët tanë të sillen, qysh nga periudha më e hershme e rritjes së tyre.