Fëmijët me vjersha e këngë shënojnë 10-vjetorin e Pavarësisë

Prishtinë | 15 Shk 2018 | 11:54 | Nga Valbona Bytyqi

Me vjersha, këngë e vallëzime fëmijët e qendrës për shkollarë “LET Center” shënuan 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Të emocionuar e shumë të kënaqur ishin fëmijët që performuan. Mirëpo vjershat e këngët nuk ishin e tëra. Ata përmes inskenimeve të shumta në skenë sjellën ngjarjet kryesore ndër vite.

Shënimi i një dekade që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë përmes aktiviteteve të shumta kulturore e artistike.

Të ngjashme