Mbrojtja e një fëmije në rrezik kërkon ndërhyrjen dhe bashkëpunimin e shumë aktorëve dhe profesionistëve të ndryshëm. Roli, detyrat e gjithësecilit dhe rregullat e bashkëpunimit duhet të përcaktohen qartë dhe të njihen nga të gjithë.
Fëmijës së vogël më shumë se kurdoherë i nevojitët vëmendje, shoqëri, mbrojtje, kurajo morale dhe dashuri. Supozimi është se dashuria në fakt lind në periudhën e hershme të jetës, kur fëmija të ndjejë se nevoja e tij për siguri është relativisht e përmbushur dhe parasegjithash, nga ana e nënës e cila në gjithë këtë i investon ndjenjat e saja vetëmohuese.
Psikologët në vend thonë se rrahjet ende shihen si mjet pedagogjik në Kosovë, dhe është vështirë dalja nga ai mentalitet.
Ata thonë se pasojat e dhunës fizike të aplikuara te fëmijët, janë të shumëfishta. Fëmijët që përjetojnë dhunë, janë më të dhunshëm me fëmijët tjerë.
Në Kosovë thuhet se ka dhunë edhe në shkolla , andaj sipas të gjitha gjasave, fëmija që rrahet fizikisht, tregon agresivitet më të lartë.
Çfarë ndikon që fëmija të zhvillohet gabimisht është mungesa e ngrohtësisë, sigurisë dhe autoritetit tek vetë prindërit. Sepse nëse fëmija është vërtetë i paaftë në fillim, nga kush do ta marrë atë impulsin e parë drejt sigurisë dhe kujdesin nëse jo nga prindërit. Ai nuk ka asnjë kriter tjetër për vlerën e tij përveç pranimit që e merr nga rrethi më i ngushtë.
Fëmijët nuk e forcojnë martesën. Aty ku ka një martesë të mirë, ajo mund të bëhet edhe më e mirë me fëmijët. Aty ku martesa nuk është e mirë, me fëmijët bëhet edhe më e keqe. Martesat stabile janë stabile pavarësisht se sa fëmijë ka. Do të thotë, fëmija është pikërisht i tillë siç është edhe martesa.
Objektivi kryesor strategjik i Mbrojtjes së Fëmijëve duhet të krijojë një mjedis ku fëmijët, djemtë dhe vajzat, veçanërisht ata që janë më në nevojë, të marrin kujdesin e duhur, që të mbrohen nga të gjitha format e dhunës dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive në vendime që prekin jetët e tyre. Më konkretisht, shumë me e logjikshme do të ishte të pajisën fëmijët me aftësi për jetën si dhe t’i informojnë mbi çështje të mbrojtjes së fëmijëve dhe strukturat e ngritura në mbrojtje të tyre në mënyrë që fëmijë të dijnë ku të adresojnë nevojat e tyre për ndihmë.
Përkrah fëmijëve, nëpërmjet modeleve pozitive punohet me familjet dhe komunitetet, ku e gjithë kjo synon në mënyrë të përgjithshme krijimin e një mjedisi pozitiv familjar dhe komunitar ku fëmijët të rriten të përkujdesur, të sigurt dhe të mbrojtur nga çdo formë dhune, abuzimi, neglizhimi apo shfrytëzimi.
Poashtu vlen të theksohet serritja e një fëmijë në një shtëpi plot me libra mund të çojë në aftësi të mjaftueshme në letërsi, matematikë dhe teknologji informacioni, edhe në qoftë se nuk shkon në universitet. Në thelb, të jesh pranë librave është e mirë për ty.
Ekspozimi i hershëm në libra në shtëpinë e prindërve per fëmijët është i rëndësishëm për shkak se librat përbëjnë një pjesë integrale të rutinës dhe praktikave që mbështesin aftësitë njohëse të përjetshme.” Çfarë do të thotë kjo pikë për një të ardhme dixhitale? Simbas studimeve duket se tregon se, ndërsa librat nuk e çojnë larg dikë në çdo kohë në një kohë të shkurtër, edukimi nga librat mundëson dikë të kërkojë zgjerimin e këtij arsimimi online. Kështu që herën tjetër kur të keni frikë se grumbulli i librave të palexuar është një gjë e keqe, mos u shqetësoni. Bën mrekulli për shëndetin tuaj mendor që rritja e fëmijëve të jet e rrethuar edhe me libra.